Sat, Nov 23, 2024

Trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Evropës, arrestohet shqiptari me pasaportë holandeze në Kili (EMRI)

  • PublishedMay 13, 2023

Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën djeshme në Kili të Amerikës Latine, në përpjekje për të dërguar kokainë drejt Evropës.

Bëhet fjalë për Viktor Gjini, i cili është arrestuar në vitin 2012 në Peru me 141 kg alkaloid kokaine. Autoritete vendase bëjnë me dije se shqiptari është kapur me rreth 100 kg në Kili  të Amerikës Jugore.

Bashkë me Gjinin janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë me origjinë kineze dhe peruane. Mësohet se Gjini ka qenë i pajisur me pasaportë holandeze.

Mediat e huaja shkruajnë se banda kriminale  sillte drogën në portin e San Antonio përmes kontejnerëve dhe më pas ta dërgonte në Roterdam , në Holandë “. Raportohet  se droga e sekuestruar ka një vlerësim prej ” më shumë se 3 milion e gjysmë dollarë “.