Sat, Nov 23, 2024

VIDEO/ “Më mori kartën e identitetit”, qytetarja nga Bulqiza: Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë më premtoi para në këmbim të votës

  • PublishedMay 13, 2023

Gjyle Krosi në një komunikim në “News24” ajo ka treguar se drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, Klodian Reçi i ka marrë asaj kartën e identitetit dhe se i është thënë se do t’i kthehet kur ajo të votojë.

Gjithashtu ajo është shprehur se Reçi në këmbim të votës, i ka premtuar para.

“Kur vish të japësh votën do të jap lekët më ka thënë. Kartën e identitetit e ka Klodian Reçi. Unë i thashë që më duhet karta, por më tha se kur të vish tek vota do ta jap. Edhe pse i thashë se nuk votoj. Shihni se si jam unë. Karta është e imja, por ma mori”, ka thënë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.