LIVE/ Shqipëria zgjedh sot qeverisjen vendore, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 16:00 – Balkanweb.com – News24
LIVE
Shqipëria voton sot për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit. Për shkak të probleme me pajisjet PEI të identifikimit elektronik, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi firmosi urdhrin për vijimin e procesit me identifikim manual.
Deri në orën 16:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 32.19% në rang vendi.
Deri në orën 15:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 29.51% në rang vendi.
Deri në orën 14:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 26,64%.
Deri në orën 13:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ishte 23.2%. Krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë është më e ulët. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, pjesëmarrja ishte 31.52%.
Nga bashkitë, Puka, Fushë-Arrëzi dhe Skrapari kanë pjesëmarrjen më të lartë deri në orën 13:00.
Deri në orën 12:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ishte 18.94%.
Deri në orën 11:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ishte 13.59%.
Deri në orën 10:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ishte 8.08% në rang vendi.
Ndërkohë deri në orën 09:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ishte 3.75% në rang vendi.
Deri në orën 11:00 kanë votuar 13.6% e qytetarëve.
Gazetari Ergys Gjeçaj raporton për BalkanWeb detaje mbi përqindjen e pjesëmarrjes në votime.
“Për sa i përket problematikave që janë hasur në fillim të procesit, janë zgjidhur disa, problem kryesor ka qenë ai i identifikimit. Shumë qytetarë nuk e kanë pasur të mundur të merrnin pjesë, pas disa orëve, është marrë vendim ku në të gjitha qendrat e votimit, votimi do vijonte tradicionalisht. Problematika me pajisjet PEI Ka qenë në 531. Kemi të dhënat e fundit për pjesëmarrjen deri ën orën 11:00. Sipas të dhënave kemi 13.59% të pjesëmarrësve në votime. Bashkitë: Tiranë është 13.89% të votuesve, Durrës është 11.74%, Elbasan 12.10%.
Nuk kemi një vlerësim zyrtar nga Ë-ja, në krahasim me atë të 2021-shit, pjesëmarrja ka qenë 20% deri në orën 11:00. Në 2021-shin raportimi ishte me përzgjedhje, ndërsa tani nga pajisjet PEI. Kemi një kreshendo nga raportimi i parë në 08:00”, raportoi Gjeçaj.
Deri në orën 8:00 pjesëmarrja sipas KQZ ishte 1.29 %.
“Dështon” pajisja e votimit elektronik, s’ka votim në 2 nga 3 QV në gjimnazin “Dhaskal Todri” në Elbasan
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të problemeve me pajisjen e votimit elektronik në dy nga tre Qendra Votimi në shkollën “Dhaskal Todri” nuk ka nisur ende procesi. Nëse për tre orë nuk rregullohet problemi, votimi do të vijojë manualisht.
Kujtojmë se në Elbasan aplikohet votimi dhe numërimi elektronik, ashtu si në Vorë dhe në Kamëz.
Në total në këto zgjedhje janë 3,650,550 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, sipas listës përfundimtare të zgjedhësve, të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.
122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Ditën premte, datë 12.05.2023, me vendim Gjykate është shtuar një Qendër Votimi e Posaçmes, në IEVP BELSH. Në të gjithë vendin nga 5212, tani janë 5213 qendra votimi, ndërkohë që pranë çdo Njësie të Qeverisjes Vendore apo KZAZ-je janë shpallur listat zgjedhore, ku qytetarët mund të verifikojnë emrin në listë dhe Qendrën e Votimit.
Për verifikimin e emrit në listën e zgjedhësve qytetarët mund të kontrollojnë online në faqet zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo KQZ-së, si dhe në platformën e-Albania.
Qytetarët mund të votojnë me pasaporta biometrike ose karta identiteti, ndërkohë që vlefshmëria e kartave të identitetit, të cilat skadojnë deri më 14 maj është zgjatur deri në 31 maj. Zgjatja e vlefshmërisë vlen vetëm për dokumentin e identifikimit ID dhe jo për pasaportat biometrike.