Nuk është fotomontazh, por histori shqiptare. Shihni si rrezikon jetën kjo grua për të shkuar në votime
Nuk është fotomontazh, por një histori shqiptare rurale që vjen nga Tropoja. Fotoja në fjalë është publikuar nga një banor i fshatit Bujan të Tropojës, Kujtim Margjeka, i cili bashkë me gruan kanë kaluar një sfidë të madhe për të shkuar në qendrën e tyre të votimit, duke kaluar në një urë të shkatërruar.
“Sapo votuam dhe ne kthim per shtepi ‘ne foto gruaja ime duke kaluar uren’ shpresojmë qe te rregullohet nje dite. ( vota jon plumb per armikun e per katund te fikun )”, shkruan banori i zonës së Tropojës në rrjetin e tij social të ‘Facebook’-ut.
Në këtë ditë zgjedhjesh, qytetari e adreson këtë problematikë, duke shpresuar se do të gjejë zgjidhje.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–