Po shkelet ligji! I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masa. Balluku ka ngritur task-force dhe… – Balkanweb.com – News24
Denoncime kanë ardhur nga procesi zgjedhor dhe shkeljet e ligjit.
Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jola Hysaj, e cila është njëkohësisht edhe vëzhguese në qendrat e votimit, ka denoncuar rastin e Florian Gjuzit, punonjës të administratës i cili ka thyer rregullin e Kodit Zgjedhor duke hyrë në sallën e votimit dhe duke mos pranuar të largohet.
“Rreth orës 7:30 kam ardhur si vëzhguese, pasi sipas kodit nuk kemi të drejtë të futemi dhe të intimindojmë. Gjë që nuk e ka bërë Florian Gjuzi. Aktualisht ndodhet i ulur brenda zyrës dhe i ulur. Nuk duhet të ishte prezent, por nën petkun e KQZ ai është brenda dhe ka vënë edhe makina brenda shkollës që janë imitim të fletës së votimit.
Nuk është një ditë që sekserët të vijnë në ambientet e shkollës, kemi Artur Feton. Di që Balluku ka bërë të kundërtën, ka ngritur një taskfocë për të futur në procesin zgjedhor.
Kemi tentuar të gjithë dhe unë vetë jam ballafaquar me Gjuzin duke i thënë se nuk na lejohet të futemi brenda. Kjo gjë nuk më është dëgjuar. Gjuzi është drejtor i kësaj administrate dhe paguhet nga takspaguesit shqiptarë.
Vetë prezenca e këtyre që punojnë është indtimiduese dhe bëjnë sekserë të OSHE-së. I bëj thirrje policisë që të marrë masa, të pastrojë oborrin e shkollës. Nëse njoftohet policia.”, u shpreh v♪7zhguese.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–