Dëshmitar i suksesit historik të Shqipërisë dhe fatsjellës i madrilenëve! Përcaktohet gjyqtari i Siti-Real
Dëshmitar i suksesit historik të Shqipërisë dhe fatsjellës i madrilenëve! Përcaktohet gjyqtari i Siti-Real
15 May, 2023
15 May, 2023
Mançester Siti dhe Real Madrid do të përballen në “Etihad Stadium” të mërkurën për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve. Dy skuadrat do të tentojnë deri në fund për një biletë për në finalen e Stambollit, ndërkohë që është përcaktuar edhe gjyqtari i ndeshjes.
Simon Marçiniak do të jetë arbitri që do të vendosë drejtësinë në këtë takim. Gjyqtari polak është një nga gjyqtarët më të dalluar në Europë dhe ishte kryesor në finalen e Botërorit 2022 ku Argjentina mund Francën. Maraçiniak është një emër i njohur edhe për Shqipërinë pasi gjykonte në ndeshjen Armeni-Shqipëri, ku kuqezinjtë fitonin 0-3 duke shkuar për herë të parë në Europian.
Sa i përket skuadrave, Marçiniak është fatjsellës për Real Madridin. Në 3 sezonet e fundit që polaku e ka gjykuar të paktën një herë Realin në Champions, këta të fundit kanë ngritur trofeun. 6 herë e ka gjykuar Realin arbitri polak dhe në 6 ndeshje, madrilenët kanë fituar 2, kanë barazuar 2 dhe kanë humbur 2.
Nga ana tjetër, Mançester Sitin e ka gjykuar vetëm një herë në Ligën e Kampioneve, aty ku “qytetarët” kanë fituar me rezultatin 0-4 në transfertën ndaj Fejnord.
Arbitër: Szymon Marciniak (Poloni)
Asistentë: Pauel Sokolnicki, Tomas Listkievic (Poloni)
I katërt: Istvan Kovac (Rumani)
VAR: Tomas Kviatkovski (Poloni)
AVAR: Bartos Frankovski (Poloni)
PANORAMASPORT.AL