Drejt zyrtarizmit në krye të bashkisë, Fisnik Qosja i “Bashkë Fitojmë”: Kavaja qytet rebel, nuk i duron dot padrejtësitë
Teksa po shkon drejt zyrtarizmit të fitores për bashkinë e Kavajës, kandidati i Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja thotë se këtë herë qytetarët e kësaj bashkie votuan kundër padrejtësive.
Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, teksa ndodhej brenda qendrës së numërimit duke pritur përfundimin e procesit në kutitë e fundit, ai tha se në katër vitet e ardhshme do t’u shërbejë qytetarëve siç e meritojnë.
“Bashkë me Kralin bëmë një shtrëngim duarsh, një gjest qytetar dhe e ftoj të bashkëpunojmë dhe në vijim. Kavaja është qytet rebel dhe nuk i duron padrejtësitë, dhe vendosi të votojë BF. Ndihem shumë i privilegjuar që më kanë mandatuar për katër vite në krye të baskisë. Sot kam vetëm mesazhe falënderimi, në një moment të dytë do merrem dhe një analizë politike. Sot Kavaja dha një mesazh qytetarie, dhe procesi në një muaj fushatë e bëmë si qytetarë të nivelit të parë dhe treguar atë që Kavaja është në të vërtetë”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–