Gara për Tiranën/ Erion Veliaj kryeson me rreth 50 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi
Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 844 prej tyre.
Kandidati i PS, Erion Veliaj kryeson rezultatin e numërimit të votave me 54.32 % ( 140710 vota).
Nga ana tjetër kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi e ndjek me 34.93 % (90187 vota), pra Veliaj kryeson me më shumë se 50 mijë vota.
Sakaq kandidatët e partive të tjera, konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.78% të votave, ndërsa Roland Bejko i PD ka mbledhur 4.27% të votave.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–