Sat, Nov 23, 2024

“Ia rikthyem bashkinë qytetarëve”, Salianji për fitoren e Fisnik Qoses: Kavaja rreze shprese për demokratët. Pati represion, por…

  • PublishedMay 15, 2023

Deputeti i PD, Ervin Salianji e ka cilësuar ditën e sotme një ditë të rëndësishme për të gjithë demokratët, ndërsa e konsideroi qytetin e Kavajës një rreze shprese për ata që janë pikëlluar nga rezultati në rang kombëtar.

Salianji, i cili drejtoi fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këtë qytet, u shpreh se edhe në këtë qytet u tentua të ndikoheshin qytetarë, por se ata rezistuan.

“E di që kjo është një ditë e mezi pritur për qytetarë te Kavajës. Është një ditë ku cdo demokrat i pikëlluar apo jo me zemrën plot për shkak të rezultatit në Shqipëri vjen një rreze shpresë nga Kavaja. Kavaja siç e kemi thënë ne ja rikthyem përmes Fisnik Qoses bashkinë qytetarëve dhe ja rikthyem edhe demokratëve.
Pa diskutim kjo është një ditë e rëndësishme për të falënderuar ata që kanë punuar para nesh për të krijuar një bazë të jashtëzakonshme. Ju kontribut për fitoren e Fisnik Qoses dhe opozitës dhe dhënien e një mesazhi.
Kjo fitore ishte një fitore shumëfish e rëndësishme për qytetarët. Në kushtet kur paratë rrjedhin lumë nga korrupsioni, kur asetet e vendosura në dispozicion nga ana e qeverisë për të ndikuar në rezultatin zgjedhur, ku u zhvillua një garë e pabarabartë në gjithë Shqipërinë. Edhe në Kavajë pati një represion të jashtëzakonshëm, por qytetarët i rezistuan.
I dhamë një rreze shprese demokratëve, Kavaja që ka luftuar e para në kushtet e regjimit. Për të gjitha ata që mendojnë se PD, opozita ndonjë ditë do dobësohet e kanë gabim”, tha Salianji para qytetarëve të Kavajës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.