Kukës, numërohen 48 nga 73 kuti, kryeson me rreth 1 mijë vota plus Safet Gjici i PS
Nis procesi i numërimit edhe në Kukës, ku nga 73 kuti në total, deri më tani janë numëruar 48 kuti.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS Safet Gjici ka marrë deri më tani 7529 vota, ose 48.95 %.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati ka marrë 6490 vota ose 42.19 %. Abedin Oruçi i PEISH ka marrë 1362 vota ose 8.86%.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–