Sat, Nov 23, 2024

Lokalet 2023/ “Në 34 bashki ka përfunduar numërimi”, Celibashi i përgjigjet akuzave të Berishës: Proces edhe më i mirë se ai i 2021-shit

  • PublishedMay 15, 2023

Në një dalje për mediat, Komisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje rreth ecurisë së procesit të numërimit të votave dhe shpalljen e rezultateve në shumë bashki.

Celibashi tha se në një KZAZ në Malësinë e Madhe nisi procesi i votimit më vonë se sa zakonisht. Ai konfirmoi mes të tjerash se zyrtarisht votimi ka përfunduar në 34 bashki.

Po ashtu ai tha se në disa KZAZ ka pasur pezullim të punës në disa prej KZAZ-ve të vendit, për shkak të lodhjes së numëruesve. Mes të tjerash Celibashi tha se sipas ligjit duhet që deri në orën 22:00 të ditës së sotme të dalin rezultatet.

Duke iu përgjigjur akuzës së Berishës, që e cilësoi procesin një farsë elektorale, Celibashi tha se; “Në vlerësimin tim, procesi i numërimit të votave është duke shkuar shumë mirë. Pse jo dhe më mirë se në zgjedhjet e vitit 2021. Kemi thuajse aspak incidente të raportuara, vetëm një rast në Kavajë.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.