“Lokalet” 2023/ Vijon procesi i numërimit në disa bashki, Kavaja ende një garë e hapur
Ndërsa ende vijon procesi i numërimit të votave në disa bashki të vendi, gazetari Ergys Gjeçaj ka bërë një pasqyrim të situatës së zgjedhjeve deri më tani.
Ai theksoi se deri më tani 37.69 % është pjesëmarrja totale e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit.
“Në Bashkinë Tiranë janë numëruar 714 qendra votimi, mbeten edhe kutitë e tjera për të numëruar. Në Bashkinë e Durrësit janë numëruar 288 qendra votimi nga 344 që janë në total. Benet Beci bëri diferencën në Shkodrën dhe se për herë të parë mund të themi se theu mitin e pacënueshmërisë së Shkodrës. Deri më tani kemi të dhënë nga 46 qendra votimi, pra mbeten po aq kuti votimi për të numëruar dhe në kushtet ku diferenca është e ngushtë nuk mund të flasim për rezultate. Ndryshe nga bashkitë e tjera ku diferenca ka qenë shumë e madhe, dhe se nuk kishte gjasa që numri i votave të përmbysej. Kavaja mbetet një garë e hapur. Kurbini mbetet në të njëjtat kushte”, tha ndër të tjera gazetari.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–