Mbështeti Luizin në BB VIP, Armina zbulon çfarë i tha Oltës sapo doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri
Blogerja dhe moderatorja e njohur, Armina Mevlani, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj të shumtë. Këta të fundit kanë qenë shumë kuriozë që të dinin rreth marrëdhënies së saj me Olta Gixharin, të cilën e ka shoqe.
“Çfarë i the Oltës sapo doli?”, e pyeti dikush dhe Armina iu përgjigj:
“E pyeta si ndihej… se normale pas aq kohësh në Big Brother… më tha që ndihej shumë e lumtur që ishte në shtëpi me çunin”.
Por jo vetëm kaq, pasi një fans tjetër e ka dashur që të dijë nëse Mevlani e ka pyetur Gixharin se pse shkoi me Erion Veliajn.
“Po Olta ju shkoi me Lali Erin… e pyete apo je bërë dhe ti me Lalin?”, ishte pyetja e fansit.
“Nuk gjykoj njerëzit nga bindjet apo interesat politike. Përgjegjësi mbaj dhe jap përgjigje vetëm për zgjedhjet e mia”, iu përgjigj Armina.