Numërohen 5 nga 65 kuti në Kuçovë/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” kryeson me 94 vota nga vendi i dytë
Vijon procesi i numërimit edhe në Kuçovë, ku nga 65 kuti në total, deri më tani janë numëruar 5.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Lefter Maliqi ka marrë deri më tani 539 vota, ose 52.53%.
Sakaq, kandidati i PS, Kreshnik Hajdari ka marrë 445 vota, ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD renditet i treti me 42 vota.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–