Pas Lilajt, një tjetër lojtar i Dinamos tërhiqet nga futbolli: Në Luz, ndeshja ime e fundit
Pas Lilajt, një tjetër lojtar i Dinamos tërhiqet nga futbolli: Në Luz, ndeshja ime e fundit
15 May, 2023
15 May, 2023
Kampionati i Kategorisë së Parë për Dinamon mbyllet këtë mesjavë në fushën e Luzit 2008. Kjo ndeshje mund të jetë e fundit me fanellën blu për disa lojtarë të skuadrës aktuale, ndërsa për dy prej tyre do të jetë e fundit edhe për futbollin e luajtur. Bëhet fjalë për Sabien Lilajn dhe Edvan Bakajn.
Mesfushori korçar e ka bërë të ditur publikisht këtë fakt ditë më parë, tani të njëjtën gjë bën edhe portieri kryeqytetas. “Po, besoj se po. Ndeshja me Luzin do të jetë e fundit për mua, sa i takon futbollit të luajtur. Gjithçka mund të ndodhë, por mendoj se ka ardhur fundi, ka ardhur momenti për t’u hapur rrugë të rinjve”, – ka thënë Edvan Bakaj për “Panorama Sport”.
Ai ka luajtur disa ndeshje gjatë këtij sezoni, në një moment kaloi në stafin e Dinamos U-19 dhe më pas u rikthye te skuadra e parë. E ardhmja e tij, edhe pse ende jo në rrugë zyrtare, pritet të jetë në klub, si pjesë e stafeve teknike te Dinamo.
Kështu pritet të ndodhë edhe me Sabien Lilajn, ndërsa për të mësuar pozicionet ekzakte të këtyre dy lojtarëve, që i japin lamtumirën futbollit të luajtur, duhet pritur.
PANORAMASPORT.AL