Plagoset me armën e shërbimit, përfundon te Trauma efektivi në Tiranë
Këtë të hënë është raportuar për një të plagosur tek Pediatria në Tiranë.
“BalkanWeb” mëson se 47-vjeçari Sh.H., një punonjës i policisë së burgjeve është vetëplagosur me armën e shërbimit.
I plagosuri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, por po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se efektivi do të merrte shërbimin në momentin e ngjarjes, ndërkohë që pasi është vetëplagosur, ka telefonuar të bijën dhe i ka thënë se është rëndë.
Ka qenë pikërisht vajza ajo që e ka dërguar në Spitalin e Traumës, ku efektivi është tashmë në reanimacion.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–