Sun, Nov 24, 2024

Denoncoi për manipulim të votave në burg, Veliaj thumbon Shkëlqim Hoxhën: Si drejtues i lojërave të fatit duhet të dijë që herë të bie zari dhe një herë jo

  • PublishedMay 16, 2023

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një lidhje live nëpërmjet Skype-t në rubrikën “Opinion” News24 foli për rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Veliaj u ndal të denoncimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha për manipulim të votave, ku tha se ‘si drejtor i lojërave të fatit duhet të dijë se zari herë bie dhe herë jo.’

“Ky është një denoncim qesharak dhe i çuditshëm. Të bëhesh humbës i keq dhe të nxjerrës një pretendim… ju kujtoj që Shqipëria ka dhjetëra burgje. Kështu që ky është ai di drejtor i lojërave të fatit e di që një herë i bie zari dhe një herë jo. Është pretendimi më i çuditshëm. Ishte një nga njerëzit që bëri fushën më të shtrenjtë në Shqipëri”, u shpreh Veliaj.

Sakaq, Veliaj tha se qytetarët e Tiranës dhanë mesazhin që duhet bërë më shumë punë dhe se rezultati ishte mbresëlënës

“Një shumicë vendimtare i përgjigjet thirrjes së qytetit për vendimmarrje tregon faktin që një shumicë e heshtur që ditën që kërkohet të japë një verdikt, nuk ngurron ta japë. Rezultati është mbresëlënës. Tirana na dha disa mesazhe. Tirana na dhe një matje të pulsit që na duhet të vijojmë të punojmë”, tha Veliaj.

Erion Veliaj fitoi Tiranën me mbi 58 mijë vota përballë rivalit të tij demokrat, Belind Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.