Mbyllet numërimi në Kavajë, Fisnik Qosja i koalicionit “BF” zyrtarisht kryetari i ri i bashkisë
Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Kavajë, ku janë hapur 92 kutitë me vota të kësaj bashkie.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Fisnik Qosja siguroi mandatin si kryetar bashkie pasi grumbulloi 11761 vota, ose ndryshe 51.89%.
Sakaq, rivali i tij nga kampi i PS-së, Redjan Krali ka arritur që në fund të garës elektorale të mbledhë 10903 vota, ose ndryshe 48.11 % të tyre.
Kavaja është një prej të paktave bashki ku koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka arritur të udhëheqë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–