Në Itali e bëjnë të kryer, Inter merr vendim për të ardhmen e Asllanit
Në Itali e bëjnë të kryer, Inter merr vendim për të ardhmen e Asllanit
15 May, 2023
15 May, 2023
Kristjan Asllani do të mbetet te Interi dhe kështu janë raportimet e fundit nga Italia. Pavarësisht mungesës së minutave për mesfushorin shqiptar, drejtuesit e Interit duken të bindur për cilësitë e futbollistit të Kombëtares.
“Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e Interit nuk kanë në plan të huazojnë mesfushorin shqiptar duke qenë se ky sezon i ka mjaftuar për të kuptuar ku është dhe për t’u rritur mjaftueshëm. Fakt i kryer bëhet largimi i Galjardinit në verë duke iu hapur më shumë mundësi Asllanit megjithëse priten afrime të tjera.
Sipas asaj që “Gazzetta” raporton, stafi teknik dot ë punojë më shumë me Asllanin për ta konsideruar një pjesë të rëndësishme të formacionit. Edhe nëse nuk do të luajë titullar, te Interi pretendojnë që Asllani të ndihmojë skuadrën nga stoli.
PANORAMASPORT.AL