Sat, Nov 23, 2024

“Pjesëmarrja 7% më e ulët se në zgjedhjet e kaluara”, kreu i KZAZ 30 në Tiranë: Veliaj 10 mijë vota plus nga Këlliçi, vijon numërimi për Këshillin

  • PublishedMay 16, 2023

Në KZAZ 30 në Tiranë vijon numërimi i votave për subjektet politike që ndan dhe numrat në Këshillin Bashkiak.

Kreu i KZAZ 30 në një prononcim për gazetaren Ida Ismalaj tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit ishte 7% më e ulët se në zgjedhjet e kaluara në këtë KZAZ që përfshin 9 njësi administrative të Bërzhitës, Farkës dhe Dajtit.

“Pjesëmarrja ka qenë më e ulët. Me mbi 7 % më pak në KZAZ tonë. Veliaj kishte 19 mijë vota, ndërsa Këlliçi rreth 9 mijë vota, pra rreth 10 mijë vota diferencë. Të gjitha njësitë i ka fituar Veliaj. Situata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur asnjë konflikt. Deri tani në këtë KZAZ janë numëruar 50 nga 92 kuti.
Në avantazh është PS-ja. Me këto ritme, deri nga ora 15:00 e pasdites do të kemi rezultatin”, tha kreu i KZAZ.

Klikoni per rezultatin: https://www.balkanweb.com/emrat-e-kandidateve-te-zgjedhur-ne-keshillin-bashkiak/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.