Sat, Nov 23, 2024

“PS mori bastionet e PD, të djathtët i thanë ‘stop’ Berishës”/ Godole përplaset me analistin: Mos bëj zhurmuesin! Lidershipi i vjetër u kthye në ‘oktapod’

  • PublishedMay 16, 2023

Në emisionin “Open” në News24 Jonila Godole ka debatuar ashpër me analistin Arion Sulo lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, duke u ndalur tek humbja e opozitës.

Gjatë fjalës saj Godole ka bërë përgjegjësin kryesor për humbjen e opozitës, ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa shtoi se PD duhet të ishte organizuar shumë kohë më përpara.

Pjesë nga debati në studio:

Jonila Godole: Nuk je këtu për të bërë zhurmuesin. Një person që ka qenë për 32 vite në politikën ne e dimë që një lider politik që ka qenë si një oktapod, që i ka të gjitha  llojet e pushteteve. Për të lloj lidershipi po flas unë. Për këtu që kanë kapur të gjitha pushtetet dhe gjithashtu drejtësinë. E nis me lidershipin e vjetër dhe nuk përmend non-gratan.

Arion Sulo: Si mund të fusim në një thes ideatorin, ushtruesin, lojtarin , zbatuesin, dhe këta që janë të vjetër të pareformuar dhe të themi që problemi zgjidhet duke hequr mëkatarët.

Jonila Godole: Elektorati futi persona të caktuar, unë po përpiqem të lexoj votën e elektoratit në mënyrë objektive. Le të shohim kë ndëshkoi elektorati

Arion Sulo: Cila ishte opozita reale? Kush e bëri këtë? Këtë e bëri kryeministri dhe ti më merresh mua. Pra kush ishte opozita kryesore më 14 maj dhe përse asaj opozite, i hoqe financimet, logon të gjitha?

Jonila Godole: Një nga arsyet është që zoti Berisha është edhe problemi kryesor përse opozita shqiptare ndodhet sot në këtë situatë.

Arion Sulo: Duhet të merremi me autorin.

Jonila Godole: Kush e çoi PD në këtë gjendje?

Arion Sulo: Mund të thuash që Berisha nuk e bashkoi.

Jonila Godole: Ti mund të thuash çfarë të duash, por faktet janë kokëforte dhe fakti është një ndëshkim masiv i lidershipit, po të duash ti i të dy lidershipeve të PD. PS ka marrë bastionet e PD , dhe ka arritur atje ku është sot vetëm sepse të djathtët i thanë sot Berishës stop, boll më? Duhet ta lexojnë qartë mesazhin e votuesve.

Erl Murati: Në rrafshin teorik, mund të jemi i vetmi vend në Europë që tre aktorët e lartë politikë janë me karrierë që nis në vitet 1090. Ky është handikap i sistemit politik dhe shoqërisë. Në rrafshin praktik, vota e 14 majit, leximi i saj është ka fituar PS dhe kandidatët e saj. Nuk ka ndodhur gjëmë. Ka fituar alternativa më e mirë politike sipas shqiptarëve. Kështu funksionon parlamentarizmi. Në Shkodër ishte rezultat surprizë. Më bëhet qejfi që është thyer në tabu, kjo tregon që nuk votojmë më me ideologji e trashëgimi. Gafa më e madhe që po bëhet është që thuhet na është vjedhur vota dhe nuk ka asnjë lloj reflektimi.

Arion Sulo: Berisha Meta janë të vjetër e me mëkate. Le të ikin. Të ikin si përgjegjës që nuk nxorën 200 mijë demokratë të votojnë por ndenjën në divan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.