Sherr mes adoleshentëve pranë shkollës “Ahmet Zogu” në Kamëz, shoqërohet në komisariat 18-vjeçari
Dy adoleshentë janë konfliktuar në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, në Kamëz.
Dyshohet se gjatë konfliktit, një 18-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar. Mësohet se 15-vjeçari është dëmtuar lehtë në krahë. Sakaq autori 18-vjeçari me iniciale K.Gj., është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–