Sat, Nov 23, 2024

“Shqiptarët ju thanë të largoheni”, përgjigjet Edmond Spaho: Ti nuk votove se po haje fara. Eja na zëvendëso se nuk po gjej dikë tjetër

  • PublishedMay 16, 2023

Deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka postuar sot në rrjetet sociale një bisedë që ka pasur me një qytetar.

Në pjesën e parë lexohet qytetari i cili i kërkon largimin e kastës së vjetër, duke u shprehur se rezultati i zgjedhjeve ishte një mesazh nga shqiptarët.

Ndërkohë Spaho i përgjigjet qytetarit duke u shprehur se nuk ka ndërmend të nënshtrohet ndaj fjalëve të tilla.

Ai shtruan se për të Berisha është e vetmja alternativë e besueshme për opozitën, ndërsa fton qytetarin të provojë të bëjë punën e tij, të përballet me presionet dhe problemet e përditshme, e më pas të të bëjë të tilla komente.

Postimi i plotë:

Asnjehere nuk ju jam shmangur pergjegjesive madje edhe te terhiqem kur e meritoj kete. Por nuk do ju nenshtrohem asnjehere denigrimeve dhe perpjekjeve per te fshehur pergjegjesine e vertete duke linçuar njerezit, perfshire ate per zgjedhjet e 14 Majit, nga individe qe shëllehen ne kafene, Big Brother dhe fb.
Mund te marr shume kritika per sa po shkruaj, por sidoqofte do bej publike mendimet e mia nepermjet nje replike qe pata me nje lexues ne fb:
Lexuesi ne fb:
E shkatrruat pa meshirshëm PD ( u futët nën çadrën e ilir floririt) ku në betejen e parë per zgjedhje vendore pesuam vaterlo të vertetë, katastrofë të pa imagjinushme minus 250 mijë vota krahasua me zgjedhjet e 2021 !
Sa nuk ashtë vonë, falanga e ish komunistëve në krye të “ Rithemelimit” le të largohen se nuk i votojnë shqiptarët jo e jo as sot as mot, cikli juaj ka mbarua, vendi juaj me Tritan e me Doktorin asht pensionimi politik , shqiptarët ju thanë ikni se na e keni merzitë! Mos vazhdoni ta damtoni Opozitën hapni krahun se mjaft asht mjaft !!!
Pergjigja ime:
Leke mos harro qe pushteti prej dy vjetesh vetem na godet duke krijuar opozite fallso. Na hoqi vulen, logon, financimin e zgjedhjeve, emrin ne fleten e votimit, na moren komisioneret, materialet zgjedhore nje dite para votimit u terhoqen nga kryetari dhe sekretari socialist dhe zoti e di se cfare u be me to diten e shtune ne mbremje.
Eshte e lehte ta kritikosh Sali Berishen, por ai mbetet e vetmja alternative e besueshme sot per opoziten dhe vendin.
Perballe ne Maliq, ishin dy kandidate, nga te cilet njeri kerkoi mandatin e shtate duke premtuar ndertimin e trenit elektrik qe do lidhe Maliqin tmerresisht te varfer me pyllin e fazaneve, kurse doktor Alfred Gega premtoi gjera normale, si ulja e taksave, uje per te pire dhe vaditje, ndihme per shitjen e prodhimeve bujqesore, lufte korrupsionit, etj. Populli zgjodhi Gezim Topciun, madje me rezultat te thelle. Pas kater vjetesh, ky birbo do kerkoje mandatin e tete duke premtuar te ndertoje tren me vetem nje shinë.
Leke, ti rrije ne shtepi por per gjate gjithe fushates presionet ndaj administrates ishin pa fund, u perdor ndihma ekonomike per te trembur te varfrit, u ushtrua terror nga bandat, si dhe u hodhen para pa fund per te blere vota. Keto para po e fundosin euron ne Shqiperi. Eshte e lehte te shkruash ne fb por e veshtire te perballesh ne terren.
Leke, eshte nje fjale goje ti heqesh vizë Ilir Florit, por ne zgjedhjet e vitit 2021, kur ishte ne opozite, ne mos gaboj, mori nja 120 mije vota ne gjithe Shqiperine. I gjen ti Leke keto, qe ta perzeme Ilirin?
Zotni Leke, ne aspektin personal, hajde te ta leshoj vendin ne Korce. Hajde dhe beje punen me mire se une. Hajde se cdo gje per 3 muaj rresht do ta kesh me shpenzime personale, makinen, shoferin, karburantin, ushqimin, hotelin, darovitjet, fletepalosjet, etj.
Do duhet te gjesh fonde per ushqimin e komisionereve, vezhguesve, karburant per diten e zgjedhjeve sepse ato qe i takonin PD, Rama ja dha Alibeut.
Do te duhet te perplasesh me te burgosur dhe perdhunues, si ata me te cilet u perplasa ne Zvezde, qe neser mund te te kercenojne femijet dhe familjen.
E gjitha kjo, per te mbrojtur voten e Lekes qe mund te mos kete votuar fare, sepse harroi nga qe po hante fara.
7000 veta me pak votuan ne Maliq nga frika e pushtetit te Rames dhe Gezim Topciut, qe i kercenuan se do ju presin ndihmen ekonomike prej 30 mije leke te vjetra ne muaj. Per 4 vjet ata do ngelen me kete asistence qe e zgjodhen me vullnetin e tyre.
Shqiptaret gjithmone mburren se jane trima, liridashes, patriote, besnike, me te zgjuar se kombet e tjera, qe nuk e shesin voten. Atje ku ka shume demagogji ka pak te vertete.
Leke, hajde te na zevendesosh se ti kujton qe Shqiperia eshte si te jesh ne Norvegji e Danimarke. Hajde Leke, hajde se nuk po gjej njeri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.