“E tmerrshme, oh sa keq po më vjen”, Ermiona reagon pas ngjarjes së fundit të Luizit
Ditën e sotme, profili i fituesit të edicionit të dytë të BB VIP nuk figuron më në “Instagram”, duke lënë të kuptohet se llogaria e këngëtarit është mbyllur.
Nuk dihen ende shkaqet se përse “Instagram”-i i tij është zhdukur por jo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ermiona Lekbello, e cila ka pasur një raport të mirë me Luizin.
“Dje shkruajta me Luizin, e tmerrshme kush ja mbylli prapë ‘Instagram’-in. Kush e kishte passwordin e tij, oh sa keq po më vjen”, shkruan Ermiona teksa ka postuar edhe foton e profilit të “Instagram”-it të Ejllit të mbyllur.