Sat, Nov 23, 2024

EMRI/ Krim brenda familjes në Elbasan, 44-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati

  • PublishedMay 17, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kusarth të Elbasanit, ku një 44-vjeçare, e identifikuar si Alma Qevani, është goditur për vdekje me sëpatë nga kunati i saj (burri i motrës).

Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit, Tefik Tashi, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.