Sun, Nov 24, 2024

Harta “rozë” e Shqipërisë, ‘shpërthen’ këngëtari i njohur: Më shumë opozitë kishte në diktaturë, se sot në demokraci

  • PublishedMay 17, 2023

Këngëtari Stefi Prifti ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, ku shumica e bashkive u fituan nga Partia Socialiste.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se harta “rozë” e Shqipërisë nuk ndryshon nga koha e monizmit.

Harta “rozë” e Shqipërisë,

Me ironi Pifti shkruan se më shumë opozitë kishte në rrethanat e diktaturës, sesa sot në demokraci.

Postimi i plotë:

Harta jone e re..!

Shume e bukur per disa..! U gezuan, u lumturuan..!

Por, c’ndryshim ka nga koha e monizmit?

Edhe atehere kishte nje kaste intelektualesh, ish kulake e te shpronesuar apo klerikesh ne veri qe perbenin disidencen kunder regjimit.

Mendoj, se me shume opozite kishte atehere ne rrethana diktature, se sot ne kete “demokraci te kontrolluar”.

Ky rezultat i ketyre zgjedhjeve (pavaresisht perkatesive politike dhe interesave jetike te secilit nga ne), nuk perfaqeson as demokraci dhe as, civilizim. Nese vertet votat jane vjedhur, atehere TURP PER FAQE TE ZEZE. Nuk e ka fajin populli, por pabezia e pushtetareve, qe me c’do kusht duan pushtetin e perhershem, pra MONIZMIN.

Perpara kesaj herte dhe “pushtimit te ngjyrez roze”, nuk mund te heshtja.

BALANCA DHE NJE OPOZITE E KONSIDERUESHME  NE VLERA DHE PERFAQESIM, PERBEJNE THELBIN E NJE DEMOKRACIE TE VERTETE.

Me respekt dhe gjithmone i pavarur ne mendim, Stefi Prifti.