Sat, Nov 23, 2024

Kryebashkiaku i Himarës në burg/ “Do të merrni nënshtetësi dhe pensione greke nëse më votoni”, zbardhet dosja hetimore për arrestimin e Fredi Belerit

  • PublishedMay 17, 2023

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e prokurorisë, që çoi pas hekurave Belerin, sot kryebashkiaku i ri i Himarës, që ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.

Në dosjen në fjalë flitet për veprimtari të kundraligjshme të kryera sipas organit të akuzës nga Beleri, që thuhet se ka kontaktuar qytetarë të ndryshëm dhe duke i ‘joshur’ me para, nga 50 mijë lekë deri në 200 euro, kërkon votën në këmbim të nënshtetësisë dhe pensionit grek.

“Dyshohet se Sihat Guraj, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fredi Belerit, pasi merr shuma të konsiderueshme parash, në euro dhe lekë nga ky i fundit, ua jep personave të tretë, të rekrutuar për këtë qëllim në zona të ndryshme në territorin që mbulon bashkia Himarë. Dyshohet se shpërndajnë për çdo votues një shumë të përafërt me 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë të vjetra, ose 50 deri në 200 euro si dhe një ndër favoret që këta shtetas iu kërkojnë në kërkim të votës pro Belerit, që është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimit të pensionit në shtetin grek. Këto premtime janë bërë nga kandidati Alfred Beleri.”, thuhet në dosje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.