“Mallkimi” vazhdon, Luiz Ejllit i ndodh e papritura me rrjetet sociale
Luizit, pavarësisht famës së madhe dhe simpatisë në publik, duket se me rrjetet sociale nuk po i ecën shumë.
Faqja në Instagram që iu hap këngëtarit nga Kiara, pak ditë përpara se ai të shpallej fitues në Big Brother, është mbyllur.
Edhe pse kishte shkuar afërsisht 600 mijë ndjekës, prej mbrëmjes së djeshme, faqja e Luizit nuk është më aktive.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj këngëtarit, apo thjesht ka vendosur që përkohësisht të qëndrojë larg rrjeteve sociale, për të marrë pak kohë për të kaluar me familjarët e tij.
Në disa intervista që ka dhënë së fundi për mediat, Luizi është shfaqur disi i lodhur, dhe i mbingarkuar me informacione të ndryshme që i janë dhënë për kohën që ai ka qenë pjesë e realit show-t.