Pozicioni i Duhur i Gjumit për Njerëzit që Vuajnë nga Urthi
Refluksi i stomakut dhe urthi ndodhin kur acidi nga stomaku juaj arrin në fytin tuaj. Kjo mund të shkaktojë ndjesinë e djegies dhe acarim në ezofag.
Shumë prej njerëzve që vuajnë nga refluksi i acidit, ankohen për përkeqësim të simptomave gjatë orëve të natës.
Ekspertët thonë se nëse qëndroni ulur apo në këmbë, graviteti është ai që ndihmon që përmbajtja e stomakut të mos luhatet drejt ezofagut.
Kur njeriu qëndron shtrirë, aciditeti e ka më të lehtë të ngjitet drejt ezofagut dhe të ndërpresë gjumin.
Pozicioni i Duhur i Gjumit
Sipas ekspertëve, ndryshime të vogla në stilin e jetesës mund të kenë ndikim pozitiv në lehtësimin e simptomave të refluksit dhe urthit.
Një nga ndryshimet më të thjeshta por pozitive që mund të bëni është të ndryshoni mënyrën si flini.
Mjafton të mbani pak kokën ngritur, pra të mos përdorni një jastëk të sheshtë dhe simptomat e refluksit dhe urthit do të pakësohen ndjeshëm.
Idealisht, koka duhet të qëndrojë 15-20 cm e ngritur në mënyrë që të pengohet dallga djegëse e aciditetit.
Kjo nuk do të thotë që të flini mbi dy jastëkë të ngjeshur mbi njëri tjetrin.
Një gjë e tillë do të harkonte belin dhe do të kompresonte stomakun, diçka që vështirëson gjumin
Mbajtja e kokës lehtas të ngritur në shtrat ka përfitime shtesë, sidomos me njerëzit që vuajnë nga zemra apo mushkëritë.
Njerëzit që kanë probleme me zemrën apo kanë sëmundje kronike të mushkërisë marrin frymë më lehtë gjatë natës nëse flenë me kokën të ngritur lehtas.
Për njerëzit pa sëmundje të tilla dhe sidomos pa refluks ose urth, kjo teknikë nuk ofron ndonjë përmirësim të dukshëm në frymëmarrje.
Këshilla Të Tjera
Ekspertët thonë se koha e ushqyerjes është gjithashtu një faktor në shfaqjen e refluksit.
Mjekët thonë se njerëzit nuk duhet të shtrihen menjëherë sapo kanë ngrënë.
Ata duhet të presin rreth 2-3 orë përpara se të shtrihen.
Në shtrat, njerëzit që vuajnë nga refluksi apo urthi duhet të flenë në anën e tyre të majtë sepse ushtron më shumë presion në stomak dhe nuk lejon lëvizjen e aciditetit.
Mos vishni rroba të ngushta në zonën rreth belit dhe mbi të gjitha shmangni konsumin e alkolit, kafesë, domateve, agrumeve, pijeve të gazuara, hudhrës, qepës, të skuqurave dhe ushqimeve pikante. /AgroWeb.org