Preç Zogaj: Alibeaj la karrigen, por jo arenën e përpjekjeve për një PD Euroatlantike
Presidenti i Institutit Liberal “Pashko, kryetari i Këshillit Euroantantik të PD-së si dhe publicisti i njohur Preç Zogaj ka analizuar vendimin për dorëheqjen e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
I ftuar në Klan News, mbi situatën e fundit të krijuar në PD pas dorëheqjes së sotme të Alibeajt, Zogaj u shpreh:
“Erdhi si papritur, por dorëheqjet kështu janë. Vendime personale të personit, në rastin konkret për arsyet që Alibeaj i ka bërë të ditura në tekstin e dorëheqjes. Përtej ndjesisë sime shoh në këtë akt një tjetër shkollë, tjetër qasje, tjetër histori, tjetër raport me politikën dhe funksionin. Politika është një gjë shumë serioze që duhet ushtruar me përgjegjësi dhe përkushtim, por nuk është pre për ta mbajtur me thonj e me dhëmbë. E respektoj aktin e tij, shoh se ka lënë karrigen por jo arenën e përpjekjeve për një PD Euroatlantike e kombëtare që mbijetoi nën drejtimin e tij, me një mbështetje të konsiderueshme që e lejon të ringrihet. Ato dhjetëra mijëra vota që u hodhën për PD-në janë vota të pastra për një bindje të brendshme që është orientimi perëndimor i Partisë Demokratike”, deklaroi Zogaj
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–