“Psikologjikisht, është shkëmb”, djali i Fredi Belerit për mediat greke: Rama e ktheu personale çështjen e Himarës, por ne bëmë histori
Djali i Fredi Belerit ka dhënë një intervistë për mediat greke këtë mëngjes. Ai tha se babanë e tij e ka takuar vetëm një ditë më parë për 5 minuta dhe se komunikimi me të është i vështirë.
Ai tha po ashtu se prej dy javësh kryeministri Rama e ka kthyer Himarën dhe sulmin ndaj të atit në një sulm personal.
“Komunikimi me të është shumë i vështirë. Kisha një telefonatë me të ditën që u arrestua dhe dje e pashë për herë të parë për 5 minuta. Psikologjikisht është shkëmb, e njoftova për lajmet e mira dhe u gëzua sepse është një mund i shumë kohëve dhe mori meritën. Ka disa probleme shëndetësore, por nuk dua të flas më shumë.
Situata është alogjike, është e padrejtë sepse nuk ka asnjë fakt për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në dy javët e fundit, kryeministri kishte marrë vetë përsipër Himarën, në çdo dalje të tij i referohej Himarës dhe me epitete shumë të këqija dhe për Himarën dhe për minoritetin grek, dhe po ashtu edhe për babin tim”, u shpreh ai.
“Ajo që ndodhi në Himarë do mbetet në histori, një grusht njerëzish që arritëm të fitojmë”, u shpreh i biri i kandidatit fitues të koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–