“Të largohet se mori në qafë demokratët”, Bejko: Ramës i intereson Berisha. Bëri fushatë me miliona lekë dhe nuk u mor asnjë veprim
Ish-kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet nga arena politike, pasi sipas tij “ka marrë në qafë demokratët”.
Ai u shpreh se kreut të qeverisë Edi Rama i intereson një kundërshtar si Berisha, ndërkohë që ka akuzuar se ai madje edhe e ka mbrojtur, pasi drejtësia nuk ka marrë asnjë veprim ndaj tij.
“Po e ka drejtësinë Rama, Rama mbron Berishën sepse drejtësia nuk ka bërë asgjë kundër Berishës. Ramës i intereson të ketë Berishën.
Të dy kanë të njëjtët oligarkë. E mori e futi Rama edhe në reklamë. Berisha bëri fushatë me miliona lekë të shpenzuara dhe nuk u mor asnjë hetim.
Të largohet se mori në qafë demokratët, hodhi poshtë investimin 32 vjeçar”, tha mes të tjerash ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–