Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë mbi 23 mijë euro, procedohet penalisht 52-vjeçari turk
Procedohet penalisht shtetasi turk B.S., 52-vjeç.
52-vjeçari u ndalua nga policia kufitare e Morinës dhe pas kontrollit në automjetin tip ‘Renault’ u gjetën 23 600 euro.
Para të cilat 52-vjeçari tentoi t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjeve.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.
Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 23 600 euro, procedohet penalisht shtetasi turk dhe sekuestrohen paratë.
Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e PKK Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Renault”, me drejtues shtetasin turk B. S.
Gjatë kontrollit, në një çantë të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 23 600 euro, të cilat shtetasi B. S. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–