Sun, Nov 24, 2024

Zgjedhjet/ Bushkolaj: Eksponentët e krimit kthehen në vend gjatë fushatës. Sulo: Pranë qendrave të votimit rrinin “çunat e partisë”

  • PublishedMay 17, 2023

Gazetari Elkier Bushkolaj i ftuar në studion e emisionit “Në Shënjestër” ka folur në lidhje me fushatën zgjedhore që u zhvillua në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas tij gjatë fushatës eksponentë kriminale që veprojnë kryesisht në Evropë kthehen në Shqipëri për të ndihmuar partitë politike, fenomen ky që ndodh në gjithë vendin.

“Eksponentë të krimit që kryejnë veprimtarinë në Evropë kthehen në Shqipëri gjatë periudhës elektorale për të kryer punë për partitë politike. Është një fenomen që ndodh në gjithë Shqipërinë”, deklaroi Bushkolaj.

Nga ana tjetër gazetari Arion Sulo deklaroi se ditën e zgjedhjeve, pranë qendrave të votimit ka pasur prani të personave që nuk bënin pjesë te nëpunësit e KQZ-së, individë të cilët sipas tij janë “drejtorët e administratës”, ose ndryshe “çunat e partisë”, të cilët bëjnë punë për të sjellë votuesit.

Ai shtoi se një rasti ngjashëm ndodhi në bashkinë e Maliqit ku një vëzhgues i PS-së mbante shënim numrat e kartave të identitetit të të gjithë votuesve.

“Kishte prani në qendrat e votimit të personave që nuk kishin lidhje me nëpunësit e komisioneve. Ata janë drejtorët e administratës ose çunat e partisë, taksidarët e ulët që bëjnë punët për të sjellë votuesit. Një vëzhgues i PS-së në Maliq mbante shënim numrat e ID të gjithë votuesve. Ai shikonte njerëzit që vinin dhe kur nuk vijnë këta persona i marrin në telefon ose i marrin me makinë vetë për të votuar. Janë persona lehtësisht të dallueshëm. Ky është intimidim. Kishte presione ndaj administratës dhe lista për qendrat e votimit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.