Sat, Nov 23, 2024

Arrestimi i Fredi Belerit çështje në Senatin amerikan, Kryetari i komitetit Menedez: Jemi të shqetësuar! Ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve

  • PublishedMay 18, 2023

Senati amerikan ka mbajtur sot një seancë për Ballkanin Perëndimor, ku i dërguari special i SHBA Gabriel Escobar dhe Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, janë përgjigjur për çështje të ndryshme.

Në fund të seancës, Kryetari i komitetit Bob Menendez ka deklaruar se është i shqetësuar në lidhje me arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

“Më shqetëson arrestimi i një shtetasi grek nga ana e shtetit shqiptar, qeveria greke tha kjo do sjellë implikime në procesin e integrimit. Çfarë po bëjmë që autoritetet shqiptare t’i binden rendit?”, pyet ai.

Këshilltari i DASH Chollet deklaroi se në lidhje me ngjarjen ka marrë informacione nga Athina zyrtare.

“Kemi dëgjuar nga ambasadori grek dhe kemi njoftuar dhe ambasadën në Tiranë për të kuptuar se çfarë po ndodh”, tha ai.

Ndërkohë Menendez u shpreh se problemi rëndohet më tepër pasi ngjarja ka ndodhur vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.

“Problemi rëndohet më tepër kur kjo ndodh dy ditë para zgjedhjeve”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.