Sat, Nov 23, 2024

“Një front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër narkoregjimit”, Vasili: Mbi 800 milionë euro të pista u hodhën për zgjedhje

  • PublishedMay 18, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaroi sot se një front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër narkoregjimit.

Në një reagim për procesin zgjedhor, Vasili shkruan se përpjekjet e narkoregjimit për të keqpërdorur ca pseudo opozitarë për të spostuar vëmendjen nga masakra zgjedhore e 14 Majit, në gjoja përgjegjësitë e lidershipit të opozitës, janë përpjekje të neveritshme dhe të pështira.

Ai thekson se ishin po këta pseudo opozitarë shërbëtorë e lakej, që ose bënë çdo gjë ose për t’i shërbyer në çdo formë narkoregjimit përpara dhe gjatë fushatës ose heshtën në mënyrë pasive dhe minuese për të pritur këtë moment e gjoja për të kërkuar “llogari” me skenar e regji të narkoregjimit dhe vetëm në emër të tij.

Sipas Vasilit, regjimi ka shtuar vetëm për interesa elektorale vetëm administratën e bashkive në gjithë vendin me mbi 20 mijë punonjës duke qëmtuar kudo me përparësi përkrahësit e opozitës dhe ka hedhur mbi 800 milionë euro të pista që ulen poshtë edhe kursin e euros si dhe qindra milionë euro të buxhetit të shtetit të hedhura në tendera apo bonuse elektorale.

POSTIMI I PLOTË
Fronti i Transparencës dhe anti Korrupsionit përballë narkozgjedhjeve!
Përpjekjet e Narkoregjimit për të keqpërdorur ca pseudo opozitarë për të spostuar vëmendjen nga masakra zgjedhore e 14 Majit, në gjoja përgjegjësitë e lidershipit të opozitës, janë përpjekje të neveritshme dhe të pështira sepse ishin po këta pseudopozitarë shërbëtorë e lakenj, që ose bënë çdo gjë ose për t’i shërbyer në çdo formë narkoregjimit përpara dhe gjatë fushatës ose heshtën në mënyrë pasive dhe minuese për të pritur këtë moment e gjoja për të kërkuar “llogari” me skenar e regji të narkoregjimit dhe vetëm në emër të tij.

Kapja e shtetit në këtë mënyrë thellësisht kriminale siç u tregua qartë edhe në këto zgjedhje as nuk ndodhi në një ditë dhe as në 4 vite, duke i falur Narkoregjimit Parlamentin për dy vite apo gjithë Pushtetin Vendor për 4 vite.
Pavarësisht nga zhgënjimet e opozitarëve të ndershëm dhe qytetarëve, që e donin Ndryshimin e drejtimit të Bashkive më të rëndësishme të vendit, me pjesëmarrjen e tyre vendosur në këto zgjedhje, ku Narkoregjimi bëri çdo gjë për të mos i regjistruar kandidatët e opozitës, bënë atë që nga tani monizmi absolut në pushtetin vendor mori fund një herë e përgjithmonë.

Një Front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër Narkoregjimit, Fronti i Transparencës dhe luftës kundër Korrupsionit të Bashkive, që ishte dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të regjimit.

Ndaj tani të përqendrohemi shumë fort në organizimin e këtij Fronti, që është shumë jetik për qytetarët tanë dhe për të zbuluar ku dhe si janë vjedhur dhe vidhen çdo ditë qindra milionë euro nga Bashkitë moniste rilindase.
Mirënjohje pa fund për kandidatët për Kryetare Bashkie, të cilët bënë një fushatë të shkëlqyer, shumë konkurruese, frymëzuese dhe pozitive sidomos në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe shumë bashki të tjera duke ngritur lart dimensionin e opozitës së vërtetë që përballet shumë e vendosur dhe pa asnjë kompromis me narkobashkitë e rilindjes.

Të lexojmë objektivisht dhe pa asnjë kompleks edhe mangësitë e organizimit të strukturave tona, që duhet të kishin qenë më të përgatitura për të përballuar “ofensivën” e ditëve dhe netëve të fundit të mafies rilindase mbi votuesit e opozitës.

Të mos harrojmë asnjëherë që regjimi ka shtuar vetëm për interesa elektorale vetëm administratën e bashkive në gjithë vendin me mbi 20 mijë punonjës duke qëmtuar kudo me përparësi përkrahësit e opozitës, regjimi ka hedhur mbi 800 milionë euro të pista të hedhura që ulen poshtë edhe kursin e euros si dhe qindra milionë euro të buxhetit të shtetit të hedhura në tendera apo bonuse elektorale.

Fronti i transparencës dhe luftës kundër korrupsionit tashmë i ka këshilltarët pra luftëtarët e vet në çdo Bashki dhe nga sot “Gomarët rilindas” nëpër bashki nuk do të bëjnë dot më asnjë minute gjumë të qetë.
Vjedhja dhe plaçkitja e pronës publike, pronës private dhe e taksave të qytetareve do të bëhet publike në Këshillat Bashkiake, në sheshet publike anë e mbanë vendit dhe çdo shqiptar do të njohë me fakte hajdutet e narkoregjimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.