Sat, Nov 23, 2024

Rreth 9 vite pa asnjë lajm për Sibora Gaganin/ 45-vjeçari i arrestuar për vrasjen e i ish-partneres, i dyshuari kryesor për zhdukjen e shqiptares në Spanjë

  • PublishedMay 18, 2023

Pas më shumë se 9 vitesh, zhdukja misterioze e shqiptares Sibora Gagani në Spanjë ka marrë sërish vëmendjen e mediave të huaja.

Arrestimi i sotëm i një 45-vjeçari me akuzën për vrasjen e ish-partneres së tij më të cilën kishte edhe tre fëmijë, ka nxjerrë në dritë detaje shqetësuese. Nga hetimet dyshohet se 45-vjeçari nga Nettuno mund të jetë i përfshirë në zhdukjen e shqiptares, Sibora Gagani, ngjarje e ndodhur në 2014.

I arrestuari i sotëm, për vrasjen e ish-partneres së tij zbulohet se ka qenë në atë kohë i dashuri i shqiptares. Nëna e shqiptares ka kërkuar rihapjen e hetimeve për zhdukjen e vajzës së saj, me bindjen se fajtor për zhdukjen e vajzës është ish i dashuri.

Sibora Gagani punonte si banakiere. Ajo ishte zhvendosur me partnerin e saj në Torremolinos, në Andaluzi. Pasi i komunikoi vendimin për t’u martuar me nënën e tij që jetonte në Nettuno, nga fundi i qershorit 2014, ai papritmas ndërpreu të gjitha kontaktet me familjen e tij.

Profili i tij në “Facebook” është fshirë dhe numri i tij i telefonit u bllokua. Më 14 korrik të po këtij viti, nëna mori një telefonatë nga partneri i saj (i arrestuari i sotëm) i cili i tregoi për një debat që kishin pasur dhe që më pas Sibora Gagani ishte larguar pa marrë asgjë me vete.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.