Vrau me sëpatë kunatën, ja kush është 58-vjeçari nga Elbasani (Foto)
Një 44-vjeçare u vra ditën e djeshme nga burri i motrës. Një ngjarje makabre që tronditi jo vetëm Elbasanin, ku 44-vjeçarja Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati dhe humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.
Policia bëri me dije se autori, 58-vjeçari Tefik Tashi është pikasur nga efektivët teksa vraponte me sëpatë dhe duart e gjakosura, në afërsi të fshatit Shirgjan.
Ky i fundit e kishte lënë fillimisht të plagosur kunatën, e cila pasi është transportuar në spital, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.
Pasi është shoqëruar në komisariat, autori nuk ka shfaqur pendesë dhe ka deklaruar se e kishte vrarë kunatën pas ofendimeve të saj.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–