Sat, Nov 23, 2024

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit në Sarandë, eksperti Karamuço: Duhen analizuar bletët dhe mjalti i tyre. Metoda më e re amerikane…

  • PublishedMay 18, 2023

Prej kohësh zhdukja e 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari në Sarandë ka ngelur mister.

Në lidhje me ngjarjen, eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, ka hedhur një hipotezë në lidhje me një përdorimin e një metode të re për zbulimin e trupave të viktimave, gjithmonë referuar faktit që dy personat e zhdukur mund të jenë vrarë.

Karamuço tregon se në një bisedë me një homologun e tij të huaj, ka zbuluar se në SHBA po praktikohet një metodë e re, ku analizohen bletët dhe mjalti i nxjerrë prej tyre, në mënyrë që të zbulohet nëse në zonat përreth ka viktima të groposura.

Sipas tij një praktikë e ngjashme është përdorur me sukses në Virginia.

“Kur po i tregoja një homologu të huaj për rastin e zhdukjes dhe dyshimet për groposjen e dy personave në Sarandë, ai më tregoi për një teknikë të re forensike. Ndiqni bletët dhe analizoni mjaltin e tyre në zonat ku dyshohet më shumë. Universiteti George Mason në Virginia u vu në ndihmë të policisë me këtë teknikë dhe zbuloi dy viktima përpara disa kohësh”, ka shkruar ai.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.