Humb jetën punonjësi në Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë, policia: Dyshohet për shkaqe natyrale
Një 62-vjeçar, punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri, ka ndërruar jetë mesditën e sotme.
Policia e Tiranës thotë se nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi E. M., ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–