Kapet ‘mat’ duke vjedhur në një banesë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vjedhje në banesa dhe plagosje ndaj dy oficerëve.
Mediat italiane shkruajnë se shkak i arrestimit të tij u bë alarmi i vendosur në një shtëpi private.
Gjatë ndjekjes, shqiptari u konfliktua me dy oficerët duke i plagosur të dy. Gjatë arrestimit oficerët gjetën 41 objekte të vjedhura, duke përfshirë 1 PC, stilolapsa dhe stoli ari me vlerë mijëra euro. Të gjitha sendet e vjedhura u janë rikthyer pronarëve legjitimë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–