Sat, Nov 23, 2024

“Administrata u kthye në polici politike”, Berisha bashkëbisedim me qytetarët: Bandat e Ballukut, terror në Bulqizë. Autokolonat e tyre…

  • PublishedMay 20, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, ku u është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Berisha u shpreh se rezultati i zgjedhjeve erdhi si pasojë e sjelljes së administratës si polici politike, duke përmendur rastet e presioneve që i janë bërë qytetarëve prej tyre.

Ai shtoi se rastet më flagrante ishin ato të ndodhura në Shkodër dhe Bulqizë.

“Shkodra ka njohur ditën votimit terrorin e bashkimit të bandave që edhe pse ishin në rivalitet të tmerrshëm me njëri- tjetrin, u bashkuan nga Rama për të vendosur Shkodrën nën terror.

Autokolona e bandave me makina të blinduara kalonin nga qendra në qendër, sepse Velipoja u vu në pushtim të plotë nga Pëllumb Gjoka që ka një motel e Rama me Olsin i japin licencë për kazino.

Nëse nuk qëndrojmë ndaj këtij krimi monsturoz, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë insekzistente. Nëse nuk qëndrojmë nga terrorit në Bulqizë nga bandat e Belinda Ballukut…

Kjo administratë është sjellë si një polici politike. Me mijëra votës tanë janë kërcënuar nga punonjës të administratës, që të mos merrnin pjesë si komisionarë, i kërkonin llogari pse takuan kandidatë, pse shkonin në takim.

Nëse një administratë shndërrohet në polici politike, nëse ministrat marrin banda nga Berati e Tirana e i çojnë në Sarandë zgjedhje nuk mund të ketë”, tha ai.

(BalkamWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.