Sat, Nov 23, 2024

Disfata në zgjedhjet lokale, Berisha “gjen zgjidhjen” për të shmangur shit-blerjen e votës: Duhet votim me detyrim!

  • PublishedMay 20, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim të mbajtur me qytetarët online, ka deklaruar se në Shqipëri, votimi duhet ë bëhet me detyrim.

Ai u shpreh se një hap i tillë do të pamundësonte shit-blerjen e votës, ndërkohë që solli raste të suksesit në Australi apo Greqi.

“Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka. Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. Sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia. Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por Edi Rama nuk e pranon se ai e quan Kodin Zgjedhor një kinezëri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.