Sat, Nov 23, 2024

Nga kërcënimet tek ofendimet e fansave për fëmijët e tij, Qetsori i lënduar: Besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre

  • PublishedMay 20, 2023

Qetsor Ferrunaj shprehet i lënduar për kërcënimet që kanë bërë në rrjet ndjekësit e “Big Brother VIP” ndaj fëmijëve të tij.

I ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, Qetsori tregoi habinë dhe indinjatën ndaj komenteve drejtuar fëmijëve të tij, të cilët e kanë surprizuar të atin në një nga netët e spektaklit të “BBV”.

“Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.

Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë. Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind. Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet”.

Një gjuhë e rëndë ndaj të vegjëlve e cilëson Qetsori, që thekson se në shtëpi nuk ka ofenduar askënd.

“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme për botën e më të vegjëlve. Në ndonjë moment, fansat e Luizit kur kemi pasur përplasje, janë përfshirë në situatë duke përdorur gjuhë urrejtjeje të frikshme mbi fëmijët”, shkruan Tch.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.