Sponsor i ri në fanellën e Interit, portali i pornos ofron shumën e majme për zikaltërit
Sponsor i ri në fanellën e Interit, portali i pornos ofron shumën e majme për zikaltërit
20 May, 2023
20 May, 2023
Interi i ka luajtur ndeshjet e fundit përfshirë dhe dy gjysmëfinalet e Champions-it pa sponsor kryesor në fanellë, pas problemeve që u krijuan me “Digital Bits”.
Siç bën me dije “Daily Mirror”, një ofertë e majme ka ardhur në dyert e klubit zikaltër, për të nisur nga puna që në finalen e Champions-it kundër Mançester Sitit.
Portali i njohur për të rritur, “My.Club”, ka ofruar 100 milionë euro në sezon zikaltërve për të qenë sponsor kryesor në fanellë deri në vitin 2029.
PANORAMASPORT.AL