Vrau kunatën me sëpatë, Gjykata e Elbasanit e lë në burg, 58-vjeçari: Ishte në gjaknxehtësi e sipër, jam penduar! (Video)
“Ndjehem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”. Këto janë fjalët e autorit të vrasjes së 44-vjeçares Alma Qevani në Elbasan.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.
Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.
Alma Qevani, 44 vjeçe u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.
Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua.
Babai i viktimës, Fatmiri tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–