Sat, Nov 23, 2024

EMRI/ Ekzekutimi i Arian Gosës në lokal, del fotoja e autorit të dyshuar të vrasjes në Kavajë, vëllai i Altin Rexhës

  • PublishedMay 21, 2023

Personi që shihni në foto është i shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes në Kavajë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Habib Rexha.

Habib Rexha, rezulton të jetë vëllai i Altin Rexhës që është vrarë më herët gjatë konfliktit më Edmond Gosën.

  • foto galeri

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se autori i dyshuar i vrasjes pasi është larguar ka hequr kapelën me të cilën ishte maskuar.

Ngjarja e marsit të këtij viti, u pasua nga një tjetër ngjarje   e rëndë atë të vrasjes së sotme të Arian Gosës.

Fotoja e publikuar rezulton që është shpërndarë në të gjitha stacionet policore me qëllim të bëhet i mundur gjetja e tij.

“Policia e Kavajës ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes në Kavajë. Habib Rexha, rezulton të jetë vëllai i Altin Rexhës që është vrarë më herë gjatë një konfliktit më Edmond Gosën. Habib Rexha ka qenë i maskuar në momentin kur është afruar në lokalin ku ishte Arian Gosa dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Teksa largohej ka hequr kapelën dhe në këtë mënyrë policia ka mundur të identifikohet. Sipas policisë ngjarja është për motive hakmarrjeje. Ndërkohë policia ka pyetur familjarët dhe ka kërkuar të kishte kontakt me Habib Rexhën dhe nuk është gjetur në banesë dhe nga pamjet e para të kapura nga kamerat, filluan dyshimet se mund të ishte ai autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje”, raportoi gazetarja Klodian Lala.

Arian Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë, teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe me babanë e tij.

Sipas policisë, shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.