Ende asnjë gjurmë nga të zhdukurit në Sarandë, dalin pamjet e rrëmbyesve të “Koçoles” dhe Sulovarit. Çfarë filmuan kamerat
https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/05/Sulovari-dhe-kocolja.jpg
Teksa ende nuk dihet asgjë për fatin e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, të cilët rezultojnë të zhdukur, disa pamje hedhin dritë mbi ngjarjen. Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në Euronews, pamjet e mjetit të fundit ku është parë miku i tij.
Sipas Gjinit, kërkimet private të familjarëve kanë zbuluar automjetin tip Benz, ku shihet në sediljen e parë Fatmir Sulovari, ose Krasniqi, i cili shihet i qetë. Benzi është filmuar në një karburant në Qafë Gjashtë, ku në ikje ka qenë me targa shqiptare dhe kur ka marrë Krasniqin është parë në të njëjtën pikë karburanti me targa greke.
“Takimi i dytë më zotin Muhamet Rrumbullakun na dha shpresë. Rumbullaku premtoi te vëllai i madh te Gëzimi, që kërkimet janë në rrugë të mbarë. E kundërta ndodh me policinë e Sarandës. Me ngadalë po kthjellojmë mendimin tonë. Sa e mprehtë policia e shtetit, në ditën e protestës së parë tha që në sistemin TIMS është vërejtur ardhja nga Evropa e shumë kontingjenteve kriminalë, miq të Krasniqit. Edhe ky kontingjent mbase në respekt të vëllait tonë ka bërë një punë më të madhe se policia e Sarandës. Kanë gjetur në Qafë Gjashtë, në krahë të djathtë kemi një Benz të zi që në ikje është me targat AA175LV dhe në front në minutën 14:47 keni një furgon të bardhë dhe nga pas një Range Rover të zi.
Pas një ore e 10 minuta tek i njëjti karburant, shikon furgonin dhe Benzin e zi i cili ka targa greke YTO1114. Pra ka ikur me targa shqiptare dhe është kthyer me targa greke. Ky është Benzi ku ka hipur Fatmir Krasniqi, ndodhet në vendin e parë, i qetë, me dorën e mbajtur tek mbajtësja e tavanit. Kjo është e provuar nga policia”, tha Gjini.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–