Tetë muaj në protesta kundër qeverisë për pronat e tyre, por banorët e Bërxullës votuan masivisht kandidatin e PS në 14 maj (Shifrat)
Prej tetë muajsh banorët e Bërxullës protestojnë pranë pronave të tyre kundër projektit të rrugës Thumanë- Kashar.
Çdo të dielë ata kanë bllokuar rrugën drejt Rinasit dhe kanë kërkuar informacion nga qeveria për projektin, dëmshpërblimin që do të përfitojnë si dhe pajisjen me dokumente për pronat e tyre.
Në mesin e protestës së tyre, fati e desh që ata që shprehnin vullnetin përmes votës, për të ndëshkuar ata që i kishin nxjerrë në rrugë që prej tetorit të vitit të kaluar.
Siç rezulton edhe nga shifrat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 14 maj banorët e Bërxulës kanë votuar në 12 qendra votimi dhe rezultati ka qenë i thellë në favor të Partisë Socialiste.
Kandidati i PS-së, Blerim Shera ka marrë 2266 vota (61.11%), ndërsa kandidati i BF-së Indrit Hoxha ka marrë 1442 vota (38.89%).
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–