Sat, Nov 23, 2024

U ekzekutua në sy të babait në Kavajë/ Si Arian Gosa dhe vëllai i tij masakruan me thikë Gentian Gjuzin në 2012 (Detaje nga dosja)

  • PublishedMay 21, 2023

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes së Arian Gosës në Kavajë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për ‘BalkanWeb’ Arian Gosa së bashku më vëllanë e tij Edmond (Armand) Gosa në vitin 2012, kanë masakruar me thikë të Gentjan Gjuzin, i cili pak muaj më vonë humbi jetën në spital.

Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë për ngjarjen e vitit 2012:

Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.